Proceset gjyqësore penalizojnë mbarëvajtjen e bizneseve.

Proceset gjyqësore penalizojnë mbarëvajtjen e bizneseve.

86
SHPËRNDAJE

Proceset gjyqësore penalizojnë mbarëvajtjen e bizneseve. Sipas kreut të dhomës së tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka për sipërmarrjet ka një mungesë të theksuar të përgjegjësisë ligjor. Ndërsa aktualisht nuk ka një shifër totale të dosjeve gjyqësore të bizneseve.Jo vetëm individët por edhe bizneset enden nëpër dyert e gjykatave. Dosjet e çështjeve gjyqësore zgjasin ndër vite në gjykata duke u kthyer në kosto për bizneset e deri në falimentimin e tyre.

“Ka një mungesë të theksuar të përgjegjësisë ligjore. Sipërmarrjet private e kanë provuar tashmë që për çështjet e humbura në administratë publike po i humbin edhe në gjykatë për arsye të presionit që i bëhet sistemit gjyqësor për çështjet kur kemi palë sipërmarrjet private të shtetit shqiptar dhe pothuajse të gjitha çështjet po përfundojnë në gjykatat ndërkombëtare” .

Aktualisht mungon një shifër totale se sa çështje gjyqësore ka, por në Gjykatën e Lartë numërohen 28.600 dosje të parpambetura si dhe në Gjykatën e Apelit 20 mijë dosje.

“Ajo që nuk kemi parë asnjëherë është se nuk kemi asnjë analizë se kush është dëmi që i shkakton adminisrata publike buxhetit dhe qytetarëve shqiptarë.”

S'KA KOMENTE