Procedohen dy te rinje ne Fier per organizim te lotarive ne lokalet...

Procedohen dy te rinje ne Fier per organizim te lotarive ne lokalet e tyre

1443
SHPËRNDAJE

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasit M. M., 19 vjeç, banues në Fier dhe S. P., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e këtyre shtetasve, përkatësisht në lagjen “Bishanak” dhe në lagjen “Kastriot”, u gjetën dhe sekuestruan dy aparate celulare me të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara.

S'KA KOMENTE