Pritje surprizuese per kandidatin e PS Gramoz RUCI ne Frakull,Hambar, Buzmadh,Gjonce, Floq...

Pritje surprizuese per kandidatin e PS Gramoz RUCI ne Frakull,Hambar, Buzmadh,Gjonce, Floq e Tojkan

1762
SHPËRNDAJE

Kandidati i PS Qarkut Fier Gramoz RUCI ka vijuar takimet me elektoratin duke prezantuar programin e PS per nje mandat te trete.

Duke zbatuar masat anticovid qindra banore te zones se njesise administrative Cakran kane marre pjese ne takimin elektoral ne Buzmadh, Hambar, Gjonçë, Floq dhe Tojkan ,ku nepermjet pjesmarrjes masive kane shprehur mbeshtetjen e tyre per Partine Socialiste dhe kanidatin Ruci.
Ne fjalen e tij Ruci ka ftuar banoret te hedhin veshtrimin ne cfare eshte bere ne keto vite nga qeverisja e PS:

Ne, socialistët, dallojmë nga partite e tjera sepse mendojmë si ju, ndjejmë si ju. Ne ndjekim shembullin e fermerëve të Frakullës, mësojmë nga mençuria juaj, puna juaj, duart tuaja të arta.

Ju jeni bërë shembull në të gjithë Shqipërinë për aftësitë tuaja në sipërmarrjet bujqësore dhe ne, me programin dhe qeverisjen tonë po e shtrijmë këtë model suksesi në të gjithë Shqipërinë.

Ne do të vazhdojmë me këtë ndarje pune: ju punoni e fitoni me bizneset dhe punën tuaj, qeveria ju mbështet në sipërmarrje dhe garanton e ofron shërbimet publike që përmirësojnë jetën tuaj.


Ne kemi shumë beteja për të fituar së bashku!

S'KA KOMENTE