Priten 11 urdhër arreste për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Trafik narkotikësh’, informacionet erdhën...

Priten 11 urdhër arreste për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Trafik narkotikësh’, informacionet erdhën nga Zvicra

2039
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka prerë 11 urdhër arreste, ku 8 prej tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim 3 persona të tjerë.

Burime nga institucini i akuzës bëjnë me dije se personat e vënë në pranga janë arrestuar për shpërdorim të detyrës si dhe trafik narkotikësh.

bëhet fjalë për një grup trafiku të dënuar në Zvicër, ndërsa nga hetimi i autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe dy shqiptarë të përfshirë, njëri prej të cilëve zyrtar shtetëror. 

Nga të dhënat paraprake mësohet se përmes një letërporosie është nisur hetim për bashkëpunëtorë këtu nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Zyrtari shqiptar dyshohet se rekrutonte persona në rrjetin e trafikut.

në pranga ka përfunduar shtetasi Ndriçim Harka, punonjës zjarrfikës, i cili dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve. Ndërkohë një tjetër i dyshuar mësohet se është larguar drejt Greqisë.

Mësohet se bisedat janë kryer nga numra celularë shqiptarë dhe se trafiku kryhej që në vitin 2015. Gjithë trafiku është arritur të zbardhej me përgjime ndaj grupit.

S'KA KOMENTE