Prezantohet harta e re gjyqësore

Prezantohet harta e re gjyqësore

113
SHPËRNDAJE

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami pas prezantimit të nismës për hartën e re gjyqësore, ku synohet shkrirja e disa gjykatave administrative të rretheve me qëllim rritjen e efiçencës së tyre, ka dhënë edhe detajet lidhur me kohën sesa mund të zgjasë kjo fazë. 

Ajo tha se do të realizohej konsultimi i duhur me të gjithë aktorët të cilët kishin lidhje me këto ndryshime dhe shtoi më tej se për rishikimin e kësaj nisme apo ndryshmin e saj pasi të jetë implementuar do të duhet të presim edhe 5 vite të tjera që nga hyrja në fuqi e nismës.

“Do kërkohet së paku 6 muaj për të bërë një fazë të implementimit të hartës së re gjyqësore. Shërbimet ndaj publikut nuk do të cënohen. Ajo që ne kemi bërë analizë, është se kemi vlerësuar se do jetë histori suksesi. Problemi i gjykatave administrative është ai i efiçencës. Brenda 5 viteve mund të rishikohet harta gjyqësore nëse nuk do ketë efikasitet. Ta provojmë dhe më pas do ta shikojmë. Ne synojmë specializmin e gjyqtarëve, duke rritur numrin e tyre në gjykata. Pra do shpërndahen në mënyrë më efiçente”– u shpreh kryetarja e KLGJ. 

Ndërsa për këtë çështje u shpreh edhe vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili ripërmendi se koha që do duhej për zbatimin e kësaj faze të re do të varionte nga 6 muaj dhe më tej.

“Këto janë shqetësime që ne i kemi shtruar si ministri KLGJ-së, qeveria garanton implementimin e kësaj harte. Shqetësimi ka qenë për Gjykatën e Apelit dhe Administrative të Tiranës, cilado qofshin kostot e kësaj, ne si qeveri do të garantojmë implementimin. Kjo periudhë 6 mujore është faza edukimit gjyqësor. 

Sigurisht që kemi një plan për fazat ku do të kalojë konsultimi i kësaj harte. Në lidhje me rezervat e mija unë i kam prezantuar”, tha Manja.

S'KA KOMENTE