Presidentja e KE njofton në gjuhën shqipe: Në maj-gusht, BE sjell në...

Presidentja e KE njofton në gjuhën shqipe: Në maj-gusht, BE sjell në Shqipëri 145 mijë vaksina Pfizer

297
SHPËRNDAJE

Në muajin maj, Bashkimi Europian fillon shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi u bë në disa gjuhë të Ballkanit, përfshirë edhe gjuhën shqipe, nga shefja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në rrjetin social “Twitter”.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Rames. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan ne komentin e saj gjuhen shqipe Von Der Leyen.

Më herët, ishte Austria që shërben si vend që koordinon dërgimin e vaksinave në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e një mekanizmi të BE-së për ndarje të vaksinave, që bëri të ditur se në Ballkanin Perëndimor do të dërgohen 651,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Autoritetet e Vjenës thanë se kjo dërgesë mund të pasohet edhe nga të tjerat.

S'KA KOMENTE