Presidenti shpërthen ndaj Ramës: Rrugaç, vagabond, para meje sillesh si lepur

Presidenti shpërthen ndaj Ramës: Rrugaç, vagabond, para meje sillesh si lepur

180
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ka paralajmëruar të tjera gjëra në ditët në vijim. Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët, ku foli për akuzat e Ramës ndaj tij dhe artikuloi sërish të tjera ndaj shefit të maxhorancës, Meta e quajti ‘karagjoz’, ‘rrugaç’ e ‘vagabond’, teksa tha se e gjithë bota e ti se 140 vota për reformën në drejtësi i bëri ai vetë. Meta tha se Rama nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.

“Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe i di gjithë bota lojërat që bëje ti me ca vagabondë dhe u detyroi Ilir Meta t’iu thërrasë të gjithëve, ti s’erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe. E bërë atë që ke bërë me drejtësinë, por nuk ka problem. Ne kemi ligjet e tua për ministrinë e brendshme, për OFL, për Policinë e Shtetit dhe asnjë gjë nuk do prekim. Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ia shkulim të gjitha dhëmbët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë punë ti. Nëse nuk janë të vërteta këto, hajde këtu dhe ti para gazetarëve ose hajdeni në studio dhe iki unë nga kjo detyrë që sot. Ky është burimi i ankthit dhe makthit tënd se ka dhe gjëra të tjera që do t’i nxjerrim në ditët që vijnë. Ti që thua që di unë për Ilir Metën. Çfarë di ti more rrugaç për Ilir Metën, more vagabond. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Nuk të njeh Ilir Meta ty, nuk të njeh Tirana ty. Boll i mashtrove socialistët. Nuk ka më vota socialiste për ty, se i ke braktisur me kohë. Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.  Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama. Do ta bëjë gjithë Shqipërinë Shijak edhe Dibër. Nuk ishte ai që tha Damian dua tërmet dhe në Vlorë”, tha Meta.

Ndwrkohe Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë një thirrje ndërkombëtarëve, duke iu kërkuar reagime në kohë për incidentet e ndodhura kohët e fundit në vend.

“Nuk ishte ai që tha Damian duam tërmet dhe në Vlorë. Pse e tha atë, që ku duam t’ia dimë ne për Evropë, për botë, për çdo gjë, absolutisht ne bëjmë tërmet dhe çfarë të duam. Provoje tërmetin! I bëj thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Në qoftë se nuk do kishin pranuar, nuk do kishin toleruar shkeljen e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit, situata do kishte qenë shumë më e mirë prej kohësh. Në qoftë se do kishim reaguar që atë ditë kur vagabondi i bashkisë së Tiranës porositi që të ushtrohej dhunë në prezencë të Presidentit të Republikës kundër një partie opozitare vetëm se ajo dy ditë më parë kishte nënshkruar një marrëveshje me PD-në, nuk do kishte ndodhur plagosja në Kavajë.

Në qoftë se do kishin reaguar pas plagosjes në Kavajë të dënonin sulmin e banditëve ndaj opozitës, nuk do kishte ndodhur as vrasja dje në Elbasan. I bëj thirrje Ardi Veliut ta marrë seriozisht këtë situatë. Nuk të mbron dot Edi Rama se nuk mbron dot veten. Do përpiqet të shpëtojë me rrethanë lehtësuese, me kartelën. Do na e vërë ne fajin dhe do thotë ç’faj kam unë, isha i çmendur. Do ketë ligj special për çdo njeri që përfshihet në krime zgjedhore. Lufta kundër korrupsionit do jetë e pamëshirshme.
Sot e nesër do i çoj letrat policisë për Durrësin, për Vlorën, për Elbasanit. I porosis kandidatët e opozitës të jenë të kujdesshëm. E ftoj Edi Ramën të reflektojë sa nuk është vonë”, deklaroi Meta.

S'KA KOMENTE