Presidenti Meta:Shqipëria nuk mund të jetë e mafies ndërkombëtare

Presidenti Meta:Shqipëria nuk mund të jetë e mafies ndërkombëtare

40
SHPËRNDAJE

 Etiketimi që i bëri DASH Adrian Dvoranit, si një ithtar të reformimit të drejtësisë, duket se do të ndezë edhe më shumë gjakrat në politikën shqiptare. Për këtë konsideratë të DASH, ndaj ish-kreut të KED, ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili thotë se në 25 Prill, shqiptarët do të votojnë edhe kundër mafies ndërkombëtare.

Meta: 25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare. 

Meta dhe Dvorani kanë pasur përplasje të forta mes tyre sa i takon anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, që më së shumti dukej një luftë influencash.

Pak minuta më parë, për vlerësimin e Dvoranit nga DASH reagoi dhe kryeministri Edi Rama i cili tha se ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për reformën në drejtësi.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruante Rama.

Në Shqipëri, veprimtaria e Ardian Dvoranit në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është kritikuar fort nga Presidenti Ilir Meta, i cili madje e ka paditur në SPAk për shkelje të procedurave në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

S'KA KOMENTE