Presidenti Meta nuk dekreton emerimin e Gent Cakaj Minister te Jashtem

Presidenti Meta nuk dekreton emerimin e Gent Cakaj Minister te Jashtem

39
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Ilir Meta bllokon emërimin e Gent Cakajt, duke mos e dekretuar si ministër të jashtëm. Meta ka publikuar dhe përgjigjen e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, ku arsyetohet dhe mosdekretimi i Cakajt.

Mes të tjerave në arsyetimin e Metës thihet se Cakaj është pa përvojë për një detyrë kaq të rëndësishme sa është politika e jashtme e vendit.

Meta shprehet se disa prej qëndrimeve të Cakajt që lidhen me çështjen e ndryshimit të kufijve  në rajonin e Ballkanit janë të papranueshme.

Presidenti ka deklaruar më tej se Cakaj ka shfaqur papërgjegjëshmëri gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër.

‘’Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europës duhet një njeri i s’provuar. Posti i ministrit të jashtëm është një nga më të rëndësishmit e kabinetit. Cakaj ka mungesë të qartë të përvojës politike. I janë gjetur pasaktësi të shumta gjatë punës së tij si zëvendësministër. Profili i tij ka mungesë të theksuar të përvojës diplomatike, ndërsa ka bërë disa deklarata të rrezikshme televizive”,thuhet mes të tjerave në arsyetimin e Metës.

Nderkohe i menjehershem ka qene reagimi i Kryeministrit Rama:Akt i turpshem i Presidentit per mos te dekretuar emrin e ri ne Ministrine e Jashtme .Refuzimi i Presidentit eshte akt i turpshem dhe antikusgtetues.Argumentet e Metes turperojne institucionin

S'KA KOMENTE