Presidenti Meta kthen në Kuvend Buxhetin e 2022-shit

Presidenti Meta kthen në Kuvend Buxhetin e 2022-shit

67
SHPËRNDAJE

Presidenti Meta ka kthyer për rishqytim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”. Kjo sipas presidentit, pasi Buxheti në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:

Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;

Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik,  përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;

Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;

Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.

Me shumë gjasë pas kthimit në Kuvend, Buxheti i vitit të ardhshëm do të kalojë pa ndryshime nga mazhoranca socialiste. Qëndrimet e tyre kanë qenë vazhdimisht të njëjta, që Buxheti është një kompetencë e qeverisë, dhe presidenti nuk ka të drejtë që të bëjë ndryshime.

S'KA KOMENTE