Prangoset dentisti 40 vjecar ne FIER

Prangoset dentisti 40 vjecar ne FIER

7455
SHPËRNDAJE

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Multi”, i cili goditi disa veprimtari kriminale njëkohësisht.

Ushtronte profesionin e laborantit dentar, i papajisur me licencë, si dhe posedonte në laborator, një sasi cannabisi, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, nga 40-vjeçari i palicencuar, dyshohet i rrëzikshëm për shëndetin e pacientëve, si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të përditshme, në subjekte të ndryshme ekonomike, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Multi”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë konstatuan se ky shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në lagjen “1-Maji”, si laborator dentar, ku ushtronte profesionin e laborantit, i papajisur me licencën e nevojshme, si dhe përdorte barna dhe pajisje, të dyshuara të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.

Gjithashtu, nga kontrollet në këtë ambient, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

S'KA KOMENTE