Prangosen nga Policia FIER ,5 shtetas për vepra të ndryshme penale

Prangosen nga Policia FIER ,5 shtetas për vepra të ndryshme penale

2212
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë janë ndaluar shtetasit A. D., 34 vjeç dhe L. K., 43 vjeç, të dy banues në Vlorë (të dënuar më parë për vjedhje).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datë 14.03.2021, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kanë vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit T. G.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. D. është autor i vjedhjes së motoçikletës së shtetasit Xh. H., ngjarje e ndodhur në datën 30.07.2020, në afërsi të rotondos së Savrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy motoçikletat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 40 vjeç, E. B., 20 vjeç, si edhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., 17 vjeç, të tre banues në Çermë Sektor, Divjakë.

Këta shtetas, në datë 17.03.2021, në fshatin Çermë Sektor, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin Sh. P., 52 vjeç, banues në Çermë Sektor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, këta shtetas kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Fiat Punto” të 52-vjeçarit, duke i thyer xhamat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 14.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE