Prangosen nga Policia Fier , 4 shtetas, 2 prej të cilëve të...

Prangosen nga Policia Fier , 4 shtetas, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

3480
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë, 4 shtetas, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. K., 35 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 11.12.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Po nga këto struktura u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. K., 52 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

V. Z., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. B., 42 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE