Prangosen 3 shtetas ne Fier te shpallur ne kerkim

Prangosen 3 shtetas ne Fier te shpallur ne kerkim

2495
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas të shpallur në kërkim, 1 për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, 1 për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe 1 për “Dhunë në familje”.

Lushnjë/Dogji një sipërfaqe prej 10 hektarë me pemtari dhe vreshta në kodrat e lagjes “Kadri Qysfri” kapet dhe ndalohet autori.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. B., banues në Lushnjë, pasi në kodrat e lagjes “Kadri Qystri”, duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një siperfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Fier/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin N. Sh., 39 vjeç, banues në Roskovec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 08.04.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i kanë shitur një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, një shtetasi i cili është arrestuar më parë nga ana jonë. Për arsye hetimi nuk jepen më shumë të dhëna pasi vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE