Prangosen 3 shtetas ne Fier e Lushnje

Prangosen 3 shtetas ne Fier e Lushnje

5496
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. J., 27 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, një shtetas tjetër. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën me vete 1 thikë dhe 1 dorezë grushti metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. N., 45 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. H., 26 vjeç, banues në Peqin, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE