Prangosen 2 shqiptare ne Greqi, u kapen me 3 kg marijuanë dhe...

Prangosen 2 shqiptare ne Greqi, u kapen me 3 kg marijuanë dhe mbi gjysëm kg kokainë

240
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë 40 dhe 44 vjec janë arrestuar ditën e sotme në Selanik për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në posedim të tyre, në kontrollet e banesave të tyre, por edhe në një vend të hapur pranë njërës prej shtëpive policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 kg 960 gram marijuanë, mbi 517 gram kokainë, 51.8 gram marijuanë të përpunuar.

Përsa i përket mjeteve rrethanore për paketimin dhe shpërndarjen e drogës, u sekuestruan 4 peshore, 1 pistoletë e klasifikuar si armë muzeale e demilitarizuar me 25 fishekë, e cila ishte vjedhur në vitin 2015 nga një rezidencë në një zonë të Selanikut dhe ishte denoncuar në Drejtorinë e Policisë së Kullës së Bardhë si dhe 1330 euro.

Në posedimin e tyre u sekuestruan gjithashtu edhe 6 celularë dhe 1 automjet.

S'KA KOMENTE