Pranga shqiptarit në Greqi,u kap me kokaine dhe 2kg heroine ne kroskotin e...

Pranga shqiptarit në Greqi,u kap me kokaine dhe 2kg heroine ne kroskotin e makines

1939
SHPËRNDAJE

Pas një operacioni policor jashtë Volosit, policia greke arrestoi një 40-vjeçar pasi pas kroskotit të makinës iu gjetën të fshehura katër pako me dy kilogramë heroinë. Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili akuzohet si pjesëtar i një rrjeti të trafikut të drogës. Gjithashtu policia sekuestroi edhe një pako të pestë me 51 gram kokainë. Sipas burimeve shqiptari i arrestuar e kishte marrë lëndën narkotike nga Athina, me qëllim transportimin e tyre në Volos dhe Selanik, ku do të trafikoheshin. Policia duket se ka pasur informacion për itinerarin dhe mbrëmjen e djeshme mjeti me drejtuesin 40-vjeçar është përballur me policinë në New Pagasse, Magnezi.
Rasti u zbulua nga Departamenti i Çështjeve të Përgjithshme të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut, ndërsa në aksionin e arrestimit morën pjesë punonjës policie nga agjenci të ndryshme

S'KA KOMENTE