Pranga 37-vjeçarit shqiptar në Itali, u kap me rreth 7 kg kokainë...

Pranga 37-vjeçarit shqiptar në Itali, u kap me rreth 7 kg kokainë të pastër me vlerë 1 mln euro

6851
SHPËRNDAJE

Gati shtatë kilogramë kokainë e pastër për një vlerë tregu prej 1 milion euro u sekuestrua në Itali, ndërsa në pranga ra një 37-vjeçar shqiptar. Policia sekuestroi drogën në zonën e Piazza Barriera Garibaldi. Gjithçka nisi pas kontrollit rrugor të kryer në Viale Ippolito Nievo ndaj shqiptarit, i cili rezulton pa precedentë.

Pasi i ndalua nga policia, shqiptari nisi të shfaqej nervoz, ndaj edhe u shtuan dyshimet për të ushtruar kontroll. Kjo pasi më herët policia kishte parë shqiptarin që të hapte kofanon e makinës dhe prej aty të merrte një zarf të trashë e më pas të futej në një pallat. 

Brenda banesës, specialistët e antidrogës gjetën mbështjellës të shumtë, disa doza të gatshëm për t’u shitur në rrugë dhe të tjera në blloqe 1 kg, të gjitha me kokainë të paprekur, me peshë rreth 6.5 kilogramë. Kokaina e gjetur, vlera e së cilës me shumicë arrin në mbi 300 mijë euro, do të sillte një fitim prej së paku të rreth 1 mln eurove, nëse shitej me doza nëpër sheshe.

Sekuestrimi i kokainës dhe arrestimi i shqiptarit u bë në një zonë të njohur për policinë si një shesh i përdorur për narkotrafikantët.

S'KA KOMENTE