Prag tragjedie në Greqi, merr flakë autobusi me 30 nxënës brenda

Prag tragjedie në Greqi, merr flakë autobusi me 30 nxënës brenda

1431
SHPËRNDAJE

Një autobus turistik me 30 pasagjerë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Bralo në afërsi të Lamias më Greqi.

Sipas lamiareport.gr në autobus ndodheshin 30 nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion.

Për fat të mirë shoferi i autobusit ka kuptuar se diçka nuk po shkonte mirë me autobusin, e për pasojë fëmijët kanë zbritur të gjithë përpara se flakët e mëdha të përfshinin mjetin.

S'KA KOMENTE