Porositi nje thike ne internet, kasapi nga Fieri dënohet 8 muaj burg(...

Porositi nje thike ne internet, kasapi nga Fieri dënohet 8 muaj burg( detaje nga vendimi i plote i gjykates)

5622
SHPËRNDAJE

Nje kasap është dënuar me 8 muaj burg, sepse ka blerë një thikë në internet.

Vendimi eshte dhene nga Gjykata e rrethit Gjyqesor ne Fier ne 02/12/2019 . Saimir Mitescu (Hoxhaj) i ditelindjes 1983  i martuar me tre fëmijë, banues në lagjen ‘29 Marsi’ ne Patos nga mesi i këtij viti pëlqeu një biçak në internet dhe e porositi në ebay . Ai kushtonte 19 dollarë.

Porosia mbërritu disa jave me vone në postë në Tiranë. 37-vjeçari njoftohet dhe shkon ta marri.Mesohet se, atje ai takon dhe punonjës të policisë të cilët e marrin në pyetje duke filluar nga gjeneralitete e deri tek pyetjet: ‘ti e porosite, pse e porosite.etj’.

37 vjecari u tregon se biçakun e donte për të ndihmuar në therjen e gicave pasi ka një stallë dhe disponon edhe licencë. Ata i thonë se biçaku i është sekuestruar.

Disa javë më pas, 37 vjeçari tregon se, policia e thërret sërish dhe e çon në gjykatë, pasi ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor dhe ai ishte i lirë

Pas disa seancave, thotë ai, gjykata e dënon me 8 muaj burg. Unë jam i lirë dhe po e Apeloj vendimin e gjykatës thotë ai, por Apeli i Vlorës po e la në vend vendimin e gjykatës Fier unë shkoj dhe bëj 8 muaj burg, thotë ai duke qeshur.

Ky eshte Saimir Mitescu (Hoxhaj) nga Patosi i denuar 8 muaj burg nga Gjykata e Fierit per thiken qe i erdhi me internet…

Posted by NeoAlb on Friday, December 13, 2019

VENDIMI I PLOTE I GJYKATES FIER
Me date 02.12.2019, mori ne shqyrtim ne séance gjyqesore me dyer te hapura ceshtjen penale nr.58325-02050-62-2019(427) regjistri date
28.01.2019 regjistrimi, qe i perket:
KERKUESE:
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier, perfaqesuar nga prokurori Dorjan Tafili .
KUNDER TE PANDEHURIT:
Saimir Mitescu(Hoxhaj), i biri i Ismetit dhe i Shqiponjës, i datelindjes 05.03.1983, lindur ne Fier
e banues ne lagjen ‘’29 Marsi’’ , Rr.’’Shetitorja Republika’’, Bashkia Patos, shtetesi shqiptare, arsimi 8- klase, i martuar , i padenuar me pare,I hetuar pa mase sigurimi,, i mbrojtur nga mbrojtesi i caktuar kryesisht nga gjykata, avokati Xhevahir Morina
I AKUZUAR:
Per kryerjen e vepres penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.
Gjykata pasi administroi aktet ne seance gjyqesore, degjoi palet e pranishme, te cilat ne diskutimin perfundimtar kerkuan:
Prokurori Dorjan Tafili :
Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj)për veprën penale “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e parashkuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 150000 leke gjobe.
Arma e ftohte te konfiskohet ne favor te shtetit
Avokati Xhevahir Morina :
Deklarimin e pafajshem tete pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj) per vepren penale te parashikuar nga neni 279/1 i K.penal dhe ne alternative ,pezullimin e denimit me kusht per vepren penale te parashikuar nga neni 279/1i K.penal.
I pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj):
Dakord me avokatin,kam aftesi paguese per gjoben e kerkuar nga prokurori si dhe pasi bisedoi ne teresi çeshtjen;
V E RE N
Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier kapercjelle per gjykim te pandehurin Saimir Mitescu(Hoxhaj),nen akuzen per kryerjen e vepres penale te penale “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e parashkuar nga neni 279/1 i K.Penal .
Gjykata cmon se eshte kopetente per gjykimin e kesaj ceshtjeje nga pikpamja e kompetences lendore duke mbajtur parasysh percaktimet e nenit 13 të K.Pr.Penale te titulluar Gjykatat penale të shkallës së parë dhe përbërja e tyre (Ndryshuar me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002,nr.9276,datë 16.9.2004, nr.9911,datë 5.5.2008 dhe nr. 35/2017,datë 30.3.2017) sipas te cilit :
1. Veprat penale gjykohen në shkallë të parë nga gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykata kundër
    Faqja 2 nga 10
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,sipas rregullave dhe përgjegjësive të caktuara në këtë Kod.
2. Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykojnë me një gjyqtar:
a) kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake;
b) ankimi ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjespenale apo pushimin e çështjes për kundërvajtjet penale;
c) kërkesa e prokurorit për pushimin e akuzës ose çështjes përkrimet;
ç) kërkesën e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq;
d) kërkesën e prokurorit për miratimin e urdhrit penal;
dh) kërkesat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale;
e) kërkesat për rivendosje në afat;
ë) kërkesat që lidhen me marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja, sipas titullit X të këtij Kodi; f) çdo kërkesë tjetër të parashikuar në këtë Kod apo në ligje të veçanta.
3. Gjykatat e rretheve gjyqësore gjykojnë me një gjyqtar veprat penale, për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 10 vjet.
Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
3/1. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe. Kjo gjykatë gjykon me një gjyqtar akuzat penale kundër funksionarëve, sipas nenit 75/a, të këtij Kodi, për vepra penale të ndryshme nga korrupsioni dhe krimi I organizuar, për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 10 vjet.
4. Gjykimi i të miturve bëhet nga seksionet përkatëse të krijuara sipas ligjit. Këto seksione gjykojnë edhe të pandehurit e rritur që akuzohen për kryerjen e veprave penale në dëm të të miturve.
5. Parashikimet e pikës 4, të këtij neni, nuk zbatohen në rastet e përcaktuara në paragrafin 1, të nenit 80, të këtij Kodi.
Ndërsa në lidhje me përcaktimin e kompetencës nga pikëpamja tokësore, Gjykata bazohet në nenin 76 të K.pr.p ne te cilin percaktohet se: “Kompetenca tokësore përcaktohet, me rradhë, nga vendi ku është kryer ose është tentuar të kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja.”
Në ceshtjen objekt gjykimi, nisur nga fakti se vepra penale Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e parashkuar nga neni 279/1 i K.Penal eshte kryer në–Fier ,territor që përfshihet në juridiksionin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kjo gjykatë eshte kompetente edhe nga pikëpamja territoriale për gjykimin e kësaj çështje.
Gjykata veren se kjo çështje në bazë të nenit 13 te K.Pr.Penale, është në kompetencen lëndore të kësaj gjykate, pasi vepra penale Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e parashkuar nga neni 279/1 i K.Penal,për të cilat është proçeduar i pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)gjykohet me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar.
Përsa i përket kompetencës tokësore ajo përcaktohet shprehimisht në mënyrë takstative në nenin 76- të K.Pr.Penale ne te cilin percaktohet se:‘Kompetenca tokësore përcaktohet, me rradhë nga vendi ku është kryer ose tentohet të kryhet vepra penale, ose vendi ku ka ardhur pasoja’.Përsa me sipër përderisa vepra penale dyshohet se është kryer në Fier kompetente për nga territori është kjo gjykatë. Nga shqyrtimi i akteve te fashikullit te gjykimit dhe te prokurorit rezultoi e provuar se:
Më datë date 19.11.2018 nga kalimi ne skanerin e Postes Shqiptare, Filiali Qendres Tranzite Tirane, ne kutine postare me nr.kodik RT434147363HK, brenda nje kolie postare, eshte pare imazhi i nje objekti metalik me pamjen e nje thike . Nga keqyrja e objektit postar , u konstatua se kolia ishte ne ardhje nga Hong Kongu, me date 17.11.2018 dhe kishte si mares shtetasin Saimir Hoxha me adrese ‘’Rruga
Faqja 3 nga 10
Shetitorja Republika’’, Patos-Fier dhe nr.cel 06xxxxxxxx
Sipas aktit te ekspertimit teknik thike nr.457 date 26.12.2018 ka rezultuar se ‘’Thika objekt
ekspertimi eshte e fabrikuar dhe i ploteson kushtet teknike tearmes se ftohte. Ajo futet ne kategorine e armeve te ftohta ,te kombinuara te llojit shpues preres, goditese prerese’’
Policia gjyqesore ka identifikuar bleresin e armes se ftohte qe eshte pikerisht i pandehuri Saimir Mitesku (Hoxhaj) ,i cili ka deklaruar se e ka porositur online ne Ebay, objektin thike pasi disponon nje thertore ne qytetin e Fierit dhe thiken e ka porositur per arsye te profesionit.
Per sa me siper ndaj te pandehurit Saimir Mitescu eshte ngritur akuze per kryerjen e vepres
penale te ‘Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e parashkuar nga neni 279/1 i
K.Penal.
Bazuar ne gjithe sa me siper, ne veprimet e te pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj)rezulton se, ka te dhena te mjaftueshme qe vertetojne se, ai ka konsumuar teresisht elementet e figures se vepres penale,,”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftofta, parashikuar nga neni 279/ 2 te K.Penal
Per kete fakt penal,ne daten 22.01.2019,Prokuroria e rrethit Gjyqsor Tiraner,ka rregjistruar procedimin penal ,për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal,mbi bazen e materialit kallzues referuar nga Komisariati i Policise nr.4 Tirane me shkresen me nr 9968/1 protokolli date 13.12.2018.
Ne daten 28.03.2019 prokurori ka urdheruar rregjistrimin e emrit te te pandehurit Saimir Mitescu ne rregjistrin e njoftimit te veprave penale per procedimin penal nr 775 te vitit 2019.
Me vendimin date 08.04.2019 Prokuroria prane Gjykates se rrethit gjyqsor Tirane ka vendosur shpalljen e moskompetences per hetimet pararaprake te procedimit penal nr.775 te vitit 2019 te rregjistruar nga Prokuroria prne gjykates e Shkalles se Pare Tirane per vepren penale Prodhimi,mbajtja ,blerja apo shitja e armeve te ftohta ,parashikaur nga neni 279/1 i K.penal
Kalimin e akteve hetimore te ketij procedimi penal per ndjekje te metejshme Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Fier,si prokuroria kompetente per hetimin e tij.
Ne daten 05.062019 me vendim te prokurorit Dorjan Tafili, te pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj)i eshte komunikuar akuza per vepren penale “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta,parashikuar nga neni 279/1 I K.penal dhe ne daten 02.05.2019 pas njoftimit te perfundimit te hetimeve, ceshtja ne ngarkim te tij eshte percjelle per gjykim,ne Gjykaten e Rrethit Fier.
Me vendimin nr .62-2019-3967(654) . date 17.07.2019 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur : Pranimin e kërkesës.
2. Dergimin për gjykim pranë gjykatës kompetente (gjykata që gjykon çështjen në themel) të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit
Saimir Mitescu(Hoxha), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, te parashikuara nga neni 279/1 i K.Penal, së bashku me kërkesën për të proceduar me gjykim të shkurtuar.
3. Formimin e fashikullit të gjykimit, i cili do të përmbajë aktet e mëposhtme:
– Të gjitha aktet e e hetimeve paraprake të ndodhura në dosjen penale me Nr. 559Procedimi, datë regjistrimi 23.04.2019 (gjithësej 45 fletë);
– procesverbalin dhe vendimin e seancës paraprake.
4. Vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit, do të depozitohet në sekretarinë e Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Fier, brenda 10 ditëve nga dita e dhënies së këtij vendimi.
5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Prokurori Dorjan Tafili ne kerkesen per gjykim,por edhe ne seance gjyqesore sqaroi se nga hetimi I
 Faqja 4 nga 10
kesaj ceshtjeje ka rezultuar se i pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)me veprimet e tij ka konsumuar elemente te vepres penale te “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.
Keto fakte u spjeguan nga perfaqesuesja e akuzes,por u pohuan dhe nga i pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)dhe mbrojtesi i tij,avokatePetrit Morina ,te cilet para fillimit te shqyrtimit gjyqsor, kerkuan gjykim te shkurtuar te ceshtjes.
Per kete kerkese, prokurori mbajti qendrim pranues dhe Gjykata bazuar ne nenet 403,404,405/5,6 te K.pr.p dhe vendimit Unifikues te Gjykates se Larte nr 2 date 29.01.2003 te Gjykates se Larte,pasi u njoh paraprakisht me te gjitha aktet e fashikullit te gjykimit dhe te prokurorit,krijoi bindjen se kjo ceshtje mund te zgjidhej ne gjendjen e ketyre akteve,pa qene nevoja qe ato t`i nenshtroheshin shqyrtimit gjyqsor,pra ceshtja mund te zgjidhej ne gjendjen qe ndodheshin aktet ne fashikullin e gjykimit dhe aktet e fashikullit e prokurorit,te cilat ne baze te nenit 371 te K.pr.p ju bashkuan fashikullit te gjykimit.
Ne kete konkluzion Gjykata arriti duke u bazuar dhe ne Vendimin Unifikues te Gjykates se Larte nr 2 dt 29.01.2003 ,sipas te cilit me pranimin e kerkeses se te pandehurit ,per gjykim te shkurtuar te ceshtjes ,dosja e prokurorit kthehet ne dosje gjyqesore dhe sherben si baze per dhenien e vendimit perfundimtar.
Faktin se eshte I pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)është porositesi i nje thike e cila sipas aktit te ekspertimit teknik klasifikohet si arme e ftohte,pa leje te organeve kompetente , provohet me aktet : Informacion per referimin e vepres penale ne Prokurori date 12.12.2018
process verbalin per keqyrje objekti postar thike (marres Saimir Mitescu) date 11.12.2018 ora ora 12.30 process verbalin per sekuestrimin e objekti postar thike (marres Saimir Mitescu) date 11.12.2018 ora ora 12.45
shkrese nr 1477 protokolli date 19.11.2018 e Postes Shqiptare,Filiali Qendra Tranzite per Komisariatin e Policise nr.4 Tirane
procesverbal date 17.11.2018 I mbajtur nga punonjesit e Postes Shqiptare,Filiali Qendra Tranzite Tirane dhe nje tabele fotografike bashkelidhur
vendim per kryerjen e ekspertimit teknik thike date 11.12.2018
shkrese nr 9968/K1 date 11.02.2019 dhe Akti I ekspertimit teknik thike bashkelidhur,me nr 457 date 26.12.2018 si dhe tabela fotografike
Certificate personale nr 011243280 date 07.09.2017 e leshuar nga Zyra egjendjes civile Patos per te pandehurin Saimir Mitescu sipas se ciles rezulton se ne daten 09.01.2008 I pandehuri ka ndryshuar mbiemrin nga Hoxhaj ne Gropa dhe ne dt 11.12.2012 ka ndryshuar mbiemrin em martese nga Gropa ne Mitescu
Prokurori Dorjan Tafili ne diskutimin perfundimtar kerkoi : -Deklarimin fajtor te pandehurit Saimir Mitesku per kryerjen e vepres penale te “Mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe denimin e tij me 150 000 (njeqind e pesedhjete mije) leke gjobe.
Prokurori Dorjan Tafili parashtroi se : Akuza dhe fajesia e te pandehurit bazohen ne te dhenat e mara nga burimet e provave te tilla si procesverbali i keqyrjes se objektit, procesverbali i sekuestrimit, akti i ekspertimit i sipercituar, provat shkresore dhe deklarimet e te pandehurit te perfshira ne fashikullin e gjykimit.
I pandehuri ka vepruar me dashje direkte, Ai ka qene i vetedijshem se me veprimet e tij ka kryer veper penale. I pandehuri eshte madhore e pergjegjshme per vepren penale te kryer prej tij. I pandehuri me veprimet e tij te kundraligjshme ka prekur ato maredhenie juridike te caktuara per mbrojtur rendin e sigurine publike, te mbrojtura posacerisht nga legjislacioni penal.
Ne kerkesen per caktimin e denimit per te pandehurin akuza ka parasysh rrezikshmerine e
vepres penale, te autorit te saj, shkallen e fajit, rrethanat renduese e lehtesuese.
Per shkak te rrezikshmerise se personit, te vepres penale dhe rrethanave te kryerjes se saj, cmojme se ndaj te pandehurit duhet te aplikohet denim me
Faqja 5 nga 10
gjobe. Ne caktimin e denimit per kete te pandehur organi i Prokurorise mban parasysh faktin se arma e ftohte ishte blere per arsye te profesionit te pandehurit si kasap dhe denimi me gjobe ne kete rast cmojme se eshte ne perputhje me dispozitat qe normojne caktimin e denimit sipas nenit 47 e vijues te K.Penal.
I pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)dhe mbrojtesi I tij Xhevahir Morina ,ne diskutimin perfundimtar
kerkuan pafajesi per te pandehurin Sajmir Mitescu dhe ne alternative ,pezullimin e denimit per kete te
pandehur ,me kusht ,duke pretenduar se :
Ne kuptim te ligjit vertetohen rrethanat e faktit juridik penal ne ngarkim te te pandehurit Saimir Mitesku, por nga ana subjektiv ky I pandehur
eshte shprehur qe ne fillim se “ Ai ka deklaruar qe e ka porositur ne internet online ne faqen e EBAY , kete mjet preres pasi ai ka nje aktivitet te licencuar per rritjen dhe mbashtrimin e derrit, por dhe te therjes se tyre”. Pretendimet e te pandehurit jane te provuara shkreserisht .
1- Certifikate rregjistrimi person I tatushem me numer NUIS L33202401A me dt. rregjistrimi 02.08.2013 dt leshimi 17.01.2019 leshuar nga Qendra Kobetare e Biznesit dhe
2- “Leje” per subjektim Saimir Mitesku “Leje e mjedisit e Tipit C per aktivitetin :Thertore dhe Rritje intensive e derrave” date eleshimit 07.03.2016.
Ne kete kuptim mendojme qe gjykata, duke qene se mungon ana subjektive ne baze te nenit 388 te jap nje vendim pafajsie.
Ne alternative ne raste se gjykata do te pranoje kerkesen e Prokurorise dhe deklarimin fajtor te te pandehurin Saimir Mitesku , i kerkojme gjykates te vlersoje rrethanat lehtesuese qe parashoikohen ne nenin 49 te k.p.
Keto rrethana specifike lidhen me rrethanat familjare dhe te personalitetit te te pandehurit.I pandehuri eshte I vetpunesuar dhe ka nje aktivitet privat me te cilen ka arritur te punesoje dhe shtetas te tjere. Me qendrimin dhe shpjegimet e tij, te cilat nuk kane qene kontraditore, ai ka ndihmuar aktivisht ne sqarimin e rrethanave te kesaj ceshtje penale.
Ne ngarkim te pandehurit Saimir Mitesku nuk konstatohet asnje nga rrethanat qe rendojne denimin, te parashikuara nga neni 50 i K.Penal.
Vertetohet gjithashtu se ai nuk rezulton te jete denuar ndonjehere me pare penalisht per ndonje veper penale.
Ne perfundim gjykata mund te vendose per llojin e denimit me gjobe te pandehurit duke pare dhe vepra eshte e mbetur ne tentative e parashikuar nga neni 279/1 e 22 te k.p ose duke pezulluar denimin e duke aplikuar nje nga denimet alternative qe parashikohen ne nenin 63 te K.P ose 59 te K.P , ku per kete te fundit I pandehuri shpreh pelqimin e tij per te punuar ne ndihme te komunitetit pa shperblim per nje periudhe qe ta cmoje gjykata.
Denimim me burgim duke izoluar te pandehurin do ti sillte nje dem te madh te pa riparueshem moral ekonomik te pandehurit dhe familjes se tij , por dhe nje dem te madhe ekonomik shtetit rrjedhimishte tatim pagueseve duke patur parasyshe koston e madhe per nje te burgosur.
Denimet alternative kane marre nje aplikim te gjere nga gjykatat tone per persona dhe vepra me rrezikshmeri me te madhe dhe kane dhene efekt ne reabilitimin e tyre dhe personave te lekundur te shoqerise.
Ne seancen gjyqsore te dates 02.12.2019 prokurori Dorjan Tafili kerkoi riceljen e gjykimit ,me qellim administrimin e certifikates elektronike te te pandehurit Saimir Mitescu,I cili rezulton I padenuar.Prokurori parashtroi se megjithese I pandehuri ka nderruar emrin dy here ,sistemi elektronik nuk gjeneron te dhena per shtetasit Saimir Gropa dhe Saimir Hoxha pasi ne emerin Saimir Mitescu perfshihet edhe numri personal I personit .Gjithashtu prokurori I qendroi kerkimeve te tij perfundimtare . I pandehuri Saimir Mitescu ,I pranishem ne séance gjyqsore mbajti qendrim pranues per kerkesen ep rokurorit dhe I qendroi kerkimeve perfundimtare te avokatit te tij
Ne baze te nenit 378/a te K.pr.p gjykata riceli gjykimin dhe bashkoi me fashikullin e gjykimit dhe process verbalin e seancens gjyqsore te cvertifikates elektronike date 02.12.2019 per te pandehurin Saimir Mitescu.
Faqja 6 nga 10
Ne analize teresore te akteve tefashikullit te gjykimit mbi bazen e te cilave u zgjidh kjo ceshtje ,per shkak te procedures se gjykimit te shkurtuar ,Gjykata cmon se kerkimet dhe pretendimet perfundimtare te te pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj)dhe mbrojtesi I tij Petrit Morina,jane te pambeshtetura ne ligj dhe ne prova dhe si te tilla kjo gjykate nuk i mban parasysh ne marrjen e vendimit perfundimtar. Konkretisht gjykata cmon se i pandehuri Saimir Mitescu,tej cdo dyshimi te aresyeshem , i ka konsumuar plotesisht elementet e figures se vepres penale te parashikuar nga neni 279/1 i K.penal ne formen e blerjes se armeve te ftohta ,dhe pretendimi i te pandehurit dhe mbrojtesit te tij eshte i pabazuar ne ligj dhe ne prova.
Po keshtu gjykata cmon se nga teresia e akteve te fashikullit te gjykimit mbi bazen e te cilave u zgjidh kjo ceshtje,pas kerkeses se te pandehurit dhe mbrojtesit per gjykim te shkurtuar ,duke vleresuar edhe qendrimin e te pandehurit pas kryerjes se vepres penale dhe qendrimin e tij ne seance gjyqsore ,nuk plotesohen kushtet dhe kriteret per pezullimin e ekzekutimit te denimit per kete te pandehur,sipas percaktimeve te nenit 59 dhe 63 te K.penal.
Gjykata arrin ne kete konkluzion duke u bazuar ne trajtimin teorik te dispozites qe parashikon nenin 279/1 i K.penal dhe akteve te administrruara ne kete gjykim.Konkretisht :
Përsa i përket kualifikimit juridik të fakteve të vërtetuara më sipër, parashtroi se : neni 279 i K.Penal, i ndryshuar me nenin 45 të ligjit nr.144/2013 parashikon se : “1.Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje të organeve kompetente, si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorrizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet”.
Nga interpretimi i dispozitës së mësipërme rezulton se, në bazë të nenit 279 të K.Penal, objekt i krimit janë marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti për të siguruar rendin e sigurinë publike nga prodhimi apo mbajtja, shitja, blerja e armeve te ftohta pa leje, të mbrojtura posaçërisht nga K.Penal, nga veprimet ose mosveprimet kriminale.
Sipas kësaj dispozite, veprimet që cënojnë marrëdhëniet e sipërpërmendura passjellin përgjegjësi penale.
Nga ana objektive kjo vepër realizohet me mbajtjen apo/dhe përdorimin e një arme të ftohtë, në kuptim të ligjit “Për armët” dhe kërkon si kusht të domosdoshëm që, personi që mban/përdor këtë armë të mos jetë i autorizuar nga organet kompetente shtetërore, për të mbajtur të tilla armë.
Në çdo rast do të jetë akti i ekspertimit teknik të armës, i cili do të vrendosë nëse arma e mbajtur hyn ose, jo në kategorinë e armëve të ftohta. Nëse këto armë blihen, shiten, përdoren apo mbahen në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorrizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, vepra do të cilësohet sipas paragrafit të II të nenit 279 të K.Penal.
Subjekti që kryen këto veprime duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, në rastin konkret të ketë mbushur 14 vjeç.
Veprimet e autorit duhet të kryhen me dashje direkte.
Kjo vepër penale parashikohet si krim nga Kodi Penal nisur nga rëndësia e marrëdhënies që mbron dhe pasojën që shkakton apo rrezikon të cënojë gjjobe ose me burgim deri ne tre vjet.
Me ligjin nr. 144/2013 legjislatori çmoi të nevojshme të ndëshkoj kryerjen e kësaj vepre duke i mbajtur armët e ftohta në mjedise të tilla si: në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorrizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun.
Faqja 7 nga 10
Provueshmëria e akuzës mbështetet mbi provat,të cilat u administruan në cilësinë e provave shkresore gjatë gjykimit të çështjes për të cilën u pranua nga gjykata kërkesa e të pandehurit për gjykimin e shkurtuar.
Po keshtu Gjykata cmon se kerkimet dhe pretendimet e te pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj)dhe mbrojtesi I tij Xhevahir Morinaj jane te pambeshtetura ne ligj dhe ne prova dhe si te tilla kjo gjykate nuk I mban parasysh ne marrjen e vendimit perfundimtar,pasi i gjen te pabazuar ne kriteret ligjore te parashikuara nga neni 59 i K.Penal, i ndryshuar me ligjin nr.10023 date 27.11.2008 “ Per disa shtesa dhe ndryshime te ligjit nr.7895 date 27.01.1995” .Konkretisht
Gjykata veren se Neni 59 te K.penal te ndryshuar percaktohet se: Për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit, moshës, kushteve shëndetësore apo mendore, mënyrës së jetesës dhe të nevojave, veçanërisht atyre që lidhen me familjen, shkollimin ose punën, rrethanave të kryerjes së veprës penale, si dhe të sjelljes pas kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burg deri në pesë vjet, mund të urdhërojë që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të vihet në provë, duke pezulluar ekzekutimin e dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.Gjykata urdhëron që i dënuari të përmbushë një apo më shume detyrime, të parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi. Afati i provës është 18 muaj deri në 5 vjet. Nëse i dënuari nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo nuk përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60, siç është urdhëruar nga gjykata, gjykata vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes, brenda periudhës së provës, ose revokimin e pezullimit të ekzekutimit të vendimit. Gjykata cmon se sipas percaktimeve te dispozites me ndryshimet e mesiperme pezullimi i ekzekutimit te vendimit me burgim, mund te urdherohet kur ekzistojne keto kushte dhe rrethana :
– kur rrezikshmeria shoqerore e vepres penale dhe fajtorit eshte e paket;
Nga shqyrtimi gjyqsor i ceshtjes penale konkrete ne ngarkim te te pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj) rezultoi e provuar kryerja e vpres penale Prodhimi,mbajtja,blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta” dhe dispozita e nenit 279/1, parashikon kete veper si krim, dhe percakton denim deri
ne 3 vjet burgim.
Ne keto kushte gjykata cmon se vepra penale konkrete te kryer nga i pandehuri Saimir
Mitescu(Hoxhaj)paraqet rrezikshmeri shoqerore te shkalles mesatare dhe vete vete rrethanat konkrete te kryerjes se kesaj vepre nga i pandehuri e bindin gjykaten se nuk ndodhemi ne kushtet percaktuara ne nenin 59 te K.penal me ndryshime, per te pezulluar ekzekutimin e denimit me burgim.
•€€€€€€€€ kur rrethanat e kryerjes se vepres penale jane te tilla qe e lejojne pezullimin e ekzekutimin e vendimit me burgim
Ne ceshtjen objekt gjykimi, gjykata veren se nuk ekzistojne rrethana te vecanta te kryerjes se veprave penale nga i pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj), duke patur parasysh se vepra penale per te cilen akuzohet i pandehuri eshte vepere perhapurne rrethin e Fierit dhe ne vendin tone, eshte kryer me dashje direkte,paraqet rrezikshmeri shoqerore te nje shkalle mesatare, rrethana qe nuk lejojne aplikimin e nenit 59 te K.Penal.
– gjate gjykimit te kesaj ceshtjeje nga I pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj) dhe mbrojtesi I tij,nuk u pretendua dhe per me teper nuk u provua ekzistenca e kushteve te vecanta shendetsore,mendore menyres se jeteses apo nevojave familjare qe te lejojne aplikimin e nenit 59 te K.penal.
Neni 63 I k.penal :
Gjykata arrin ne kete konkluzion pasi ne kete kuader faktesh te provuara,nga aktet e fashikullit te gjykimit ,per shkak te zgjidhjes se ceshtjes me procedure e gjykimit te shkurtuar ,gjykata cmon se i pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)i ka konsumuar te gjithe elementet e vepres penale te prodhimit,mbajtjes ,blerjes apo shitjes pa leje te armeve te ftohta , parashikuar nganeni 279/1 I K.penal
Faqja 8 nga 10
dhe per kete duhet te deklarohet fajtor sipas dispozites perkatese materiale.
Vepra penale e prodhimit,mbajtjes ,blerjes apo shitjes pa leje te armeve te ftohta ,parashikuar
nganeni 279/1 I K.penal paraqet rrezikshmeri shoqerore ,tenje shkalle mesatare,pasi prek mardheniet juridike te vendosura nga shteti per ruajtjen e rendit dhe sigurise publkike ,te mbrojtura posacerisht ne legjislacionin penal nga veprimet dhe mosveprimet kriminale .
Ana objektive e figures se kesaj vepre penale eshte konsumuar nga I pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)nepermjet blerjes se armeve te ftohta ne faqet on line ne internet,pa leje te oreganeve kompetente .
Ne kete kuptim dhe vete i pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)paraqet rrezikshmeri shoqerore,te nje shkalle mesatare,duke patur parasysh moshen dhe nivelin e tij intelektual dhe arsimor,qendrimin qe mban per vepren e kryer,faktin se nuk ka qene i denuar me pare.
Ne llojin dhe masen e denimit qe gjykata do te caktoje ndaj ketij te pandehuri ,per vepren penale te drejtimit te mjetit ne menyre te parregullt mban parasysh faktin se vepra penale e drejtimit te mjeteve ne menyre te parregullt,pa deshmine perkatese te aftesise ,denohet me burgim nga dhjete dite deri ne tre vjet,shkallen e rrezikshmerise shoqerore te vete te pandehurit,,si dhe perhapjen e vepres ne rrethin e Fierit .
Sipas aktit certificate lektronike date 02.12.2019 te administruar per efekt te vertetimit te gjendjes gjyqesore, rezulton se i pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj) eshte i pa denuar me pare per kryerjen e ndonje vepre penale.
Sipas certifikates personale nr 011243280 date 07.09.2017 e leshuar nga Zyra e gjendjes civile Patos rezulton se i pandehuri Saimir Mitescu(Hoxhaj)eshte i dtl.05.03.1983 pra ne kohen e kryerjes se vepres penale penale,ka qene madhor,i pergjegjshem penalisht ne drejtim te moshes ne kuptim te nenit 12 te K.penal.
Ne keto kushte, gjykata duke u bazuar dhe ne nenin 47 te K.P cmon se denimi i te pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj), per vepren penale prodhimit,mbajtjes ,blerjes apo shitjes pa leje te armeve te ftohta ,parashikuar ng aneni 279/1 I K.penal, me nje vit burgim,do t`ja arrije qellimit te edukimit te tij dhe te personave te tjere te lekundur ne frymen e zbatimit te ligjit.
Ne baze te nenit 190/1 germa c te K.Pr.Penale, Provat materiale te sekuestruara me process verbalin e dates 11.12.2018 Thike me teh metalik dhe me doreze me dy pjese druri ngjyre kafe e kombinuar ,me gjatesi te pergjithshme 180mm me peshe 125 gram, te asgjesohet
Sa me siper dolen te provuara nga theniet e paleve ne proçes dhe provat shkresore te administruara ne séance gjyqesore
PER KETO ARSYE
Gjykata bazuar ne nenet 403-406 te K.Pr.Penale,34,49,dhe 291 te K.penal
V E NDO S I :
– Te deklaroj fajtor te pandehurin Saimir Mitescu(Hoxhaj)per vepren penale “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftofta dhe ne baze te nenit 279/1 te K.Penal , ta dënojë atë me 1(nje)vit burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.P, te pandehurit Saimir Mitescu(Hoxhaj)ti zbritet nje e treta e denimit dhe të dënohet me 8 (tete )muaj burgim
Vuajtja e dënimit te filloje nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi
– Provat materiale ne baze te nenit 190/1 germa c te K.Pr.Penale, Provat materiale te sekuestruara me process verbalin e dates 11.12.2018 Thike me teh metalik dhe me doreze me dy pjese druri ngjyre kafe e kombinuar ,me gjatesi te pergjithshme 180mm me peshe 125 gram, te asgjesohet.
-Shpenzimet proceduriale ne masen 5500 leke ne fazen e hetimeve paraprake dhe 360 leke ne gjykim ne ngarkim te te pandehurit
-Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Vlore brenda 15 diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit.
U shpall ne Fier, sot ne 02/12/2019

S'KA KOMENTE