Policia shtrin në tokë gazetarin, po filmonte momentin kur një makinë merr...

Policia shtrin në tokë gazetarin, po filmonte momentin kur një makinë merr para efektivët gjatë aksionit antidrogë

476
SHPËRNDAJE

Në vendin e duhur, në momentin e duhur’, do ishte shprehja që do i shkonte për shtat grupit të gazetarëve të News24, të cilët rastësisht u ndodhën në vendngjarje, në momentin e operacionit antidrogë pranë “Shkollës së Bashkuar në Tiranë, por jo gjithçka ka shkuar si duhet.

Gazetari Ergys Gjençaj ka dalë për të filmuar, në momentin kur një makinë është larguar me shpejtësi, duke marrë para efektivët, pasi nuk i është përgjigjur urdhrit për të ndaluar.

Por, efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke shtrirë në tokë gazetarin e“News24” Ergys Gjençaj, të cilin nuk e kanë lejuar të filmojë aksionin.

Gazetarja Klodiana Lala si dëshmitare ka komentuar rastin e kolegut të saj të News24, Ergys Gjençaj i cili sot gjatë një aksionit antidrogë në Tiranë është shtrirë përtokë nga Policia.

Lala thotë se ajo bashkë me gazetarin po kthehej me grupin e xhirimit në television, kur panë aksionin dhe dolën për të filmuar, por Policia pa llogari dhe pa shpjegim e shtriu përtokë dhe e mbajti të rrethuar dhe pa lëvizur për 1 orë.

Ajo thekson se insistoi tek efektivët se Gjençaj ishte në krye të detyrës, ata e morën dhe e shtrinë përtokë.

‘’Vetëm pak minuta më parë, grupi i xhirimit po udhëtonte në Varri i Bamti drejt televizionit, konstatuam se po ndalonin një automjet. Drejtuesi refuzoi të hapte derën, një moment shtypi gazin.

Në këto momente gazetari dhe kolegu jonë Gjençaj, janë bashkë me mua, kemi dalë jashtë makinës duke filmuar operacionin, dhe në mënyrë të paprecedentë dhe pa shpjegim morën dhe shtrinë gazetarin Gjençaj. Edhe pse kam insistuar se ishte në detyrë, sapo kishte dalë nga automjeti me logo i News24. Forcat Speciale që nuk identifikohen pasi ishin të maskuar nuk dhanë asnjë shpjegim, e mbajtën 1 orë pa lëvizur. Është filmuar në këto momente, është një video e shkurtër që kam filmuar, u shtri barkazi. Ndërhyu një efektiv për të larguar grupin e News24. News24 po filmonte nga afër operacionin. Gjençaj u la i lirë dhe është pranë meje. Pa llogari dhe shpjegim, e mbajtën për 1 orë të rrethuar. Ndodheshim bashkë në automjet por është i paqartë. ‘’- tha Lala.

S'KA KOMENTE