Policia shpall në kërkim dy persona pas perplasjes ne godinen e FRD

Policia shpall në kërkim dy persona pas perplasjes ne godinen e FRD

229
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës shpall në kërkim dy persona, pasi sipas uniformave blu, kanë hyrë pa autorizim në godinën e FRD, një ditë më parë, kur pati edhe përplasje.

“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

S'KA KOMENTE