Policia Rrugore e Qarkut Fier arreston 23 shtetas për drejtim mjeti pa...

Policia Rrugore e Qarkut Fier arreston 23 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

523
SHPËRNDAJE

Fier

Policia Rrugore e Qarkut Fier arreston 23 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar punën për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe motomjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve, të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë 10 ditëve të para të shtatorit, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 23 shtetas për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 39 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Gjatë 10 ditëve të para të shtatorit janë proceduar administrativisht gjithsej 1 626 drejtues mjetesh.

Janë proceduar 521 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

379 drejtues mjetesh janë proceduar për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 306 masa administrative për parakalime të gabuara.

Si dhe janë vendosur 420 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugor e Qarkut Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

S'KA KOMENTE