Policia procedon penalisht 4 naftetare te Ballshit per protesten e djeshme

Policia procedon penalisht 4 naftetare te Ballshit per protesten e djeshme

237
SHPËRNDAJE

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër, pasi te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

S'KA KOMENTE