Policia procedon penalisht 3 autorët e zjarreve të ndodhura në Fier e...

Policia procedon penalisht 3 autorët e zjarreve të ndodhura në Fier e Mallakaster

258
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje-Mallakastër

Policia identifikon dhe procedon penalisht 3 autorët e zjarreve të ndodhura në Qarkun Fier.

Konkretisht u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

K.S, 28 vjeç, banues në Levan.
Ky shtetas është autori i dyshuar i djegies së 35 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit G.B.

A.M, 56 vjeç, banues në Greshicë.
Ky shtetas është autori i djegies së 7 hektarëve tokë dhe 30 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit S.M.

A.K, 44 vjeç, banues në Ardenicë.
Ky shtetas është autori i dyshuar i djegies së 10 rrënjëve ullinj shumëvjeçar, pronë e Manastirit të Ardenicës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnje për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

S'KA KOMENTE