Policia plan masash per protesten e thirrur nga ish kryeministri Berisha

Policia plan masash per protesten e thirrur nga ish kryeministri Berisha

47
SHPËRNDAJE

Teksa sot pritet të që të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të vizitës së presidentit serb, Alekandër Vuçiç për nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe kundër vjedhjes me inceneratorët, Policia e Tiranës ka vënë në zbatim planin e masave kundër tubimeve.

Mesohet se,autobotë me ujë do te përdoren për shpërndarjen e turmave, teksa ecin përgjatë bulevardit ‘Gjergj Fishta’.

Në terren pritet që gjatë ditës së sotme të ketë prezencë të shtuar të punonjësve të policisë, të cilët do të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe mbarëvajtjen e protestës.

Protesta në fjalë pritet që të nisë në orën 16:00, nga selia e PD-së, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë. Ishte pikërisht zoti Berisha ai që njoftoi protestën në fjalë, ndërsa paralajmëroi edhe presidentin Vuçiç që mos të vinte në Tiranë, pasi do të përballej me kundërshti nga shqiptarët.

S'KA KOMENTE