Policia ne kontrolle , pezullohen 66 leje drejtimi dhe gjobiten 2.668 shoferë

Policia ne kontrolle , pezullohen 66 leje drejtimi dhe gjobiten 2.668 shoferë

313
SHPËRNDAJE

Pas aksidentit tragjik, që u regjistrua mëngjesin e të premtes në aksin rrugor Vlorë-Fier, Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në akset problematike të vendit. 

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 66 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2.668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor. 

Policia lajmëron më tej, se gjatë ditës së sotme, në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, makina të pauniformuara, kamera e aparate fotografike. Gjithashtu, uniformat blu apelojnë shoferët që të udhëtojnë me kujdes dhe në këtë mënyrë të shmangen aksidentet rrugore.

S'KA KOMENTE