Policia informacion zyrtar per vrasjen ne FIER te Shkelzen Kastratit

Policia informacion zyrtar per vrasjen ne FIER te Shkelzen Kastratit

1236
SHPËRNDAJE

Policia ka dale me njoftim zyrtar për kapjen e një prej autorëve të Shkëlzen Kastratit, Albert Zaja. 

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.

Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.

37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.

S'KA KOMENTE