Policia greke ka publikuar foton e tre shqiptarëve të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh.
Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit Fari Rakip Meta, 49-vjeç, Adi Ibrahim Meta, 34-vjeç dhe Panajotis Dine Berisha, 25-vjeç.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët janë arrestuar më 8 dhjetor të këtij viti, pasi akuzohen për një sëri vjedhjesh dhe që ishin kthyer në makth për qytetarët grek.
Personat janë të akuzuar për shumë vjedhje në zonën e Notia Prostia.
Fari Rakip Meta, 49-vjeç


Adi Ibrahim Meta, 34-vjeç


Panajotis Dine Berisha, 25-vjeç

