Policia greke me një sportel, qindra qytetarë kalojnë natën në radhë në...

Policia greke me një sportel, qindra qytetarë kalojnë natën në radhë në Kapshticë

202
SHPËRNDAJE

Në pikën kufitare të Kapshticës policia greke prej orës 22 e 30 po funksionon me një sportel kontrolli. Kjo ka sjellë dhe vonesa në kalimin e pasagjerëve.

Në këtë pikë janë rreth 6 autobusë me qytetarë shqiptarë që kanë zgjedhur me anë të kompanive turistike të shkojnë në Stamboll dhe kanë prej orës 22 e 30 e deri në këto momente që janë në radhë.

Përveç kësaj pala greke për udhëtarët shqiptarë ka kërkuar të kryen testet e shpejta anti-covid për shumicën e pasagjerëve dhe pse mund të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi.

Nga ana e policisë greke nuk jepet asnjë sqarim për këto vonesa, ndërkohë janë qindra udhëtarë mes tyre dhe fëmijë që kanë kaluar natën në autobus duke pritur të kalojnë kufirin.

S'KA KOMENTE