Policia greke kap makinën me tetë pako marijuanë e cila vinte nga...

Policia greke kap makinën me tetë pako marijuanë e cila vinte nga Shqipëria, arrestohet shoferi

1046
SHPËRNDAJE

Policia greke ndjek një mjet që vinte nga kufiri gjelbër me Shqiperinë, e kap me droge në Igumenicë. Mjeti ishte ngarkuar në kufi dhe po futej në brendësi të tokës greke. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako që permbanin 7 kg 834 gram marijuanë.

U sekuestruan 100 euro dhe 1 celular. Mësohet se droga ishte ngarkuar sot në mëngjes në kufi nga mjeti qe kishte ardhur apostafat nga Thessalia. Policia greke ka arrestuar drejtuesin për te cilin nuk bën të ditura detaje. Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 4 raste te trafikut të drogës nga Saranda në Igumenicë dhe ka sekuestruar 235 kg 800 gram marijuanë me vlerë totale nëse do shitej në Greqi rreth 590 mije euro

S'KA KOMENTE