Policia Fier mijra gjoba ndaj shofereve qe shkelin rregullat

Policia Fier mijra gjoba ndaj shofereve qe shkelin rregullat

95
SHPËRNDAJE

📍Fier

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2485 drejtues mjetesh.

Janë arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

1246 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 164 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

202 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 295 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 133 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 6 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 24 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Si dhe janë vendosur 411 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore Fier do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falenderon drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

S'KA KOMENTE