Fier/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.