Policia Fier jep detaje nga zjarri ne bodrumin e pallatit

Policia Fier jep detaje nga zjarri ne bodrumin e pallatit

1778
SHPËRNDAJE

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 23:50, në lagjen “15 Tetori” Fier në bodrumin e një pallati ku ka të parkuara mjete, dyshohet se në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flaket edhe disa mjete të tjera.

Në vëndngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

S'KA KOMENTE