Policia Fier jep detaje nga operacioni per gjetjen e trupit te 14...

Policia Fier jep detaje nga operacioni per gjetjen e trupit te 14 vjecarit ne Seman

2102
SHPËRNDAJE

Fier

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe njesise speciale te polumbarëve te RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç.Trupi i 14 vjecarit eshte gjetur nga polumbaret rreth 1 km nga vendodhja ku ai ishte nje dite me pare per peshkim .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kjo eshte nje tragjedi tjeter e ndodhur ne familjen Saka ne Suk1 ,Roskovec.Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

S'KA KOMENTE