Policia Fier jep detaje nga aksidenti ku u plagosen nene e bije

Policia Fier jep detaje nga aksidenti ku u plagosen nene e bije

2204
SHPËRNDAJE

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:30, në afërsi të fshatit Kallm, shtetasi V. N., 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, është përplasur me motomjetin tip “Xiang”, që drejtohej nga shtetasja N. S., 19 vjeçe, banuese në Kallm.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e motomjetit dhe nëna e saj, pasagjere në motomjet, shtetasja A. S., 56 vjeçe, të cilat ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fillimisht nga informacionet e para duke pare te shtrira ne rruge nene e bije u mendua se makina kishte perplasur motorin dhe me pas dy kembesore por eshte sqaruar nga policia

S'KA KOMENTE