Policia Fier arreston dy persona qe organizonin lojra te palejuara te fatit

Policia Fier arreston dy persona qe organizonin lojra te palejuara te fatit

1542
SHPËRNDAJE

Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lagjen “Apollonia”, në lokalin e shtetasit Sh. B., shtetasi B. V., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular me të cilin  dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. V., 30 vjeç, banues në Patos për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe proceduan penalisht shtetasin Sh. B., banues në Fier, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

S'KA KOMENTE