Policia Fier ,4 te arrestuar ne 24 oret e fundit

Policia Fier ,4 te arrestuar ne 24 oret e fundit

850
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 27 vjeç, banues në Berat, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Fier, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Rr., 32 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. B., 48 vjeç, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin e shtetasit Sh. B. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-G. G., 27 vjeç, pasi në banesën e tij në fshatin Grizë, Patos, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa;

-Një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të mitur 13 vjeç, ka vjedhur automjetin e shtetasit A. S. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin R. T., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja H. Sh., 69 vjeçe, se më datë 17.08.2023, është larguar nga banesa, vajza e saj 35 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 35-vjeçares.

S'KA KOMENTE