Policia Fier 4 te arrestuar /Dhune ndaj bashkeshortes, nje person ne kerkim,goditje...

Policia Fier 4 te arrestuar /Dhune ndaj bashkeshortes, nje person ne kerkim,goditje me mjete te forta nje personi dhe te dehur ne makine

1516
SHPËRNDAJE

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 40 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 52 vjeç, banues në Lumth, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor D. K., 34 vjeç, banues në Fier pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin P. M., 39 vjeç.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi Ç. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” që ai drejtonte, iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë një thikë.

S'KA KOMENTE