Policia e Shtetit merr nën vëzhgim të “Fortët” per te shmangur kërcënimin...

Policia e Shtetit merr nën vëzhgim të “Fortët” per te shmangur kërcënimin e grupeve kriminale ndaj votuesve më 25 Prill

4613
SHPËRNDAJE

Kur ka mbetur vetëm një javë nga dita kur do të mbahen zgjedhjet paralamentare në vend, se nga kjo e hënë Policia e Shtetit do kalojë në gatishmëri për të garantuar rendin.

Nga informacionet e siguruara mësohet, se uniformat blu kanë hartuar edhe një plan masash, për të ndërhyrë në çdo situatë që mund të cenojë procesin zgjedhor, por një gjë e tillë mund të bëhet vetëm kur kërkohet nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve ose i qendrave të votimit.

Përveç mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, efektivët e policisë do mbajnë nën vëzhgim çdo element kriminal që do tentojë të ndërhyjë, duke u bërë presion apo shantazh qytetarëve për votën e 25 Prillit. Burime bëjnë me dije se  bashkëpunim do të ketë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për të marrë në ruajte objektet e rëndësisë së veçantë.

S'KA KOMENTE