Policia e Kosovës gjen sërish armatime në një fshat të banuar nga...

Policia e Kosovës gjen sërish armatime në një fshat të banuar nga serbët

71
SHPËRNDAJE

Gjenden sërish armatime në një fshat të banuar nga serbët në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se ka gjetur armë, municione e granata në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.

“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prilluzhë , ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municionit, kater granata dore, një tromblon”, ka thënë Zahiti.

S'KA KOMENTE