Policia britanike shpall në kërkim dy shqiptarët per vrasjen e nje te...

Policia britanike shpall në kërkim dy shqiptarët per vrasjen e nje te riu

730
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vrarë një 23-vjeçar në Cardiff. Mediat huaja bëjnë me dije se dy personat e shpallur në kërkim janë: Josif Nushi 26-vjeç dhe Mihal Dhana 27-vjeç.

Policia britanike tha se dy të rinjtë shqiptarë dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e Tomasz Waga,i cili u gjet i vdekur më 28 Janar, pasi të rinjtë u larguan pas ngjarjes nga zona.

Trupi i Waga u zbulua afërsisht në orën 23:30 të së enjtes, 28 janar, në Westville Road. Ai kishte qenë viktimë e një sulmi të vazhdueshëm.

Sipas mediave vendase, për vrasjen e britanikut janë përgjegjës 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në paraburgim dhe 2 janë në kërkim.

Për herë të parë bëhen publik emrat, të dhënat dhe fotot e dy shqiptarëve Josif Nushi dhe Mihal Dhana.

S'KA KOMENTE