Policia: Autori vrau ish-bashkëshortin e vajzës, nga të shtënat u plagos avokati.

Policia: Autori vrau ish-bashkëshortin e vajzës, nga të shtënat u plagos avokati.

364
SHPËRNDAJE

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kudret Saliaj (ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Mexhit Picari, autor i vrasjes së dhëndrit të tij në Tiranë dhe plagosjes së ish-prokurorit Adriatik Cama, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Lajmin e ka dhënë vetë kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi.

“Është vrarë një person që ka qenë në proces divorci me ish-bashkëshorten e tij. Si rezultat i kontrolleve të shpejta, u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në Policine e Tiranës. Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për “Dhunë në familje”. Gjatë kësaj ngjarje është plagosur dhe avokati”, tha Jaupi.

Informacion paraprak/ Policia e Tiranes

Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë.

Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.

S'KA KOMENTE