Po kthehej nga “Foltorja” në Kurbin/Ish-kryeministri Berisha i shpeton aksidentit, policia jep...

Po kthehej nga “Foltorja” në Kurbin/Ish-kryeministri Berisha i shpeton aksidentit, policia jep detajet

215
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i makinave shoqëruese të Sali Berishës në autostradën e Laçit.

Makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.
Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës. Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort.

Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas.

Gazetari Edidon Ndreka bën me dije se drejtues mjetit me targa kosovare është Ard Mulliqi dhe drejtuesi tjeter Sali Lozi.
Ndërkohë lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe policia.

Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE