Po kryente punime në një shtëpi, 53-vjeçari shqiptar në Greqi vdes pasi...

Po kryente punime në një shtëpi, 53-vjeçari shqiptar në Greqi vdes pasi bie nga 2.5 metra lartësi

1288
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi. Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga 2.5 metra lartësi.

Shqiptari ka rënë nga skela, teksa po kryente punimet në një banesë. Për shkak të plagëve të marra, 53-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

S'KA KOMENTE