Po bënte video për TikTok, përplaset nga një makine humb jetën 18-vjeçari...

Po bënte video për TikTok, përplaset nga një makine humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali

73
SHPËRNDAJE
Kk

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, 8 ditë pasi u përplas nga një makinë teksa po bënte një sfidë për në rrjetin social TikTok.

Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushi, i cili po qëndronte në këmbë mbi makinën në lëvize, ku u rrëzua dhe u përplas nga një tjetër mjet.

Për të realizuar sfidën, i riu ka hipur mbi kofanon e makinës së shokut dhe po xhironin videon për ta postuar në Tik-Tok. Por i riu është rrëzuar nga makina dhe më pas është përplasur nga një tjetër makinë, duke humbur jetën tragjikisht.

Ngjarja ka ndodhur më 20 janar në Treviso të Italisë, por ai ka humbur jetën dje, 30 janar, në spital, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

S'KA KOMENTE