Plas sherri në një lokal ,34-vjeçari përleshet me dy vajza

Plas sherri në një lokal ,34-vjeçari përleshet me dy vajza

1371
SHPËRNDAJE

Policia e Pogradecit po heton në gjendje të lirë një 34-vjeçar pasi është konfliktuar me dy vajza të reja në ambientet e një lokali, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta fizike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e mësipërme dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike”, njoftojnë Blutë e Pogradecit.Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme

S'KA KOMENTE