Plakat që po trazojnë motin”! Si lindi gojëdhëna!?

945
SHPËRNDAJE

Çdokush mund ta ketë dëgjuar legjendën e plakave, të cilat fajësohen gjithmonë kur bien reshje të dendura shiu ditë pas dite në fund të muajit mars. Por jo të gjithë e dinë legjendën e vërtetë.

Çdo muaj mars, kur moti pëson ndryshime të ndjeshme, miti i “Plakës” bëhet më i gjallë.  Sipas rrëfimeve brez pas brezi, në fillim apo në fund të marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), janë te ashtuquajturat ”Plaka”, të cilat sjellin edhe mot të ftohtë në të gjithë vendin.

Specialistët etnografë tregojnë se gojëdhëna e ”plakës” është e lidhur ngushtë me mënyrën se si njerëzit atëherë i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyrës.

Sipas gojëdhënave shqiptare, mali Tomor është vendi ku plaka u ngri nga i ftohti me bagëtitë e saj nga ditët që mori hua muaji mars. Ndërsa në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur marsi i morri ditë borxh shkurtit, gjë qe shpjegon edhe shkurtësinë e këtij të fundit. Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit.

Një rrëfenjë tjetër

Dikur paska qenë një plakë, e cila thuhet se ka dalë me të gjithë familjen e vet dhe bagëtinë, tri dite para ditës së pranverës, në stanet e bjeshkëve. Por koha e pranverës së hershme “e tradhtoi” plakën. Tri ditë më pas moti u prish shumë shpejt. Thuhet se ato ditë paska fryrë erë e madhe me shi dhe dëborë, për tri ditë e tri net rresht deri sa me pas moti është qetësuar.

Por plaka, familja dhe bagëtia e saj, ishin ngrirë nga të ftohtit dhe ishin shndërruar në gur. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Me ketë tregim lindi legjenda e te ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metaforë në pragun që ndan stinën e dimrit me atë te pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, kohe pas te cilës besohet se ka ardhur pranvera e vërtete, sepse 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin, ardhjen e stinës së ngrohtë e të luleve.

S'KA KOMENTE