Plagosje me thike ne Fier, shpallet ne kerkim autori

Plagosje me thike ne Fier, shpallet ne kerkim autori

2239
SHPËRNDAJE

Fier/Informacion paraprak

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE