Plagosje me armë zjarri ,personi plagosur sapo ishte kthyer nga Anglia

Plagosje me armë zjarri ,personi plagosur sapo ishte kthyer nga Anglia

1632
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Poshnje, në Urën Vajgurore.Mësohet se personi i plagosur kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku i plagosur ka mbetur nipi i pronarit.

Berat/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi Iljaz Ismaili, 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

S'KA KOMENTE